A duhet të përmbajë pagën njoftimi për punësim?
Disa kohë më parë dhashë mendimin tim për një pyetje të ngjashme, duke u shprehur se paga mund të mos thuhet specifikisht por mund të jepet kufiri minimal dhe maksimal brenda të cilit ajo do të variojë.

E ndjeva të nevojshme të jap disa sqarime më shumë në lidhje me këtë temë e cila së fundmi po trajtohet shpesh.
Dihet që Paga është shpërblimi që punëmarrësi merr për punën e kryer dhe është një ndër elementet kryesore të kontratës së punës. Sipas Kodit të Punës neni 21 (forma e kontratës së punës) pika 2, puna kryhet vetëm kundrejt pagesës.
Parë nga ky këndvështrim palët( punëdhënësi dhe punëmarrësi) materializojne kontratën e punës me shkrim duke përcaktuar elementet kryesore të saj si përshkrimin e punës ,elementet përbërëse të pagës, vendin e punës, kohëzgjatjen e punës , datën e fillimit të punës, etj.
Po atëherë cfarë është transparenca e pagës?
A duhet trajtuar ajo thesht si një informacion i cili nga ana praktike thjeshtëzon procesin dakortësimit mes palëve përgjatë negocimeve, intervistave të punës apo procesit të punësimit apo është më tepër se kaq?
Në fakt për transparencën e pagës ka rregullime të posaçme ligjore.
Transparenca e pagës do të ishte vetëm fillimi i duhur për të garantuar pagë të barabartë për punë të barabartë si dhe për të shmangur diskriminimin midis kandidatëve që aplikojnë për t’u punësuar.
Kështu në një raport të ILO të vitit 2022 të titulluar “Legjislacioni për transparencën e pagës :Implikimet për punëmarrësit dhe punonjësit (Pay transparency legislation: Implications for employers and workers”) në pikën 2.1 thuhet se një nga mënyrat për të garantuar transparencën e pagës dhe zbatimin e parimit : “pagë e barabartë për punë të barabartë” është që në njoftimet për punësim punëdhënësi të detyrohet të publikojë pagën ose gjatë procesit të intervistimit ose në njoftimet për punë.Po kështu në këtë dokument thuhet se ndalohet që punëdhënësit të pyesin një punëmarrës apo punëmarrësin e ardhshëm për historikun e pagës së tij. (“Requiring employers to disclose an advertised position’s salary to prospective employees, either during the intervieë process or in job advertisements. Prohibiting employers from requesting an employee’s or prospective employee’s salary history”).
Po kështu,në Maj të këtij viti Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës kanë miratuar një direktivë për të forcuar zbatimin e parimit të pages së barabartë për punë të barabartë ose të punës në vlerë të barabartë midis burrave dhe grave nëpërmjet transparencës së pagës dhe mekanizmave detyrues. Më poshtë një pjesë nga kjo direktivë:
Directive (EU) 2023/970 of the European Parliament and of the Council of 10 May 2023 to strengthen the application of the principle of equal pay for equal work or work of equal value between men and women through pay transparency and enforcement mechanisms
Chapter 2 – (Pay Transparency)
Article 5( Pay transparency prior to employment)
1. Applicants for employment shall have the right to receive, from the prospective employer, information about:
(a) the initial pay or its range, based on objective, gender-neutral criteria, to be attributed for the position concerned; and
(b)where applicable, the relevant provisions of the collective agreement applied by the employer in relation to the position.
Such information shall be provided in a manner such as to ensure an informed and transparent negotiation on pay, such as in a published job vacancy notice, prior to the job interview or otherwise.
2. An employer shall not ask applicants about their pay history during their current or previous employment relationships.
3. Employers shall ensure that job vacancy notices and job titles are gender-neutral and that recruitment processes are led in a non-discriminatory manner, in order not to undermine the right to equal pay for equal work or work of equal value (the ‘right to equal pay’).
Ref: https://eur-lex.europa.eu/eli/dir/2023/970/oj
Për të ardhur tek Shqipëria dhe rregullimet ligjore në vendin tonë që i paraprijnë transparencës së pagës në Shqipëri.
Kodi i Punës i Shqipërisë në nenin 115 të tij (ndryshuar me ligjin 136/2015) “Barazia në shpërblim” ka përcaktuar se: “Punëdhënësi paguan punëmarrësit në mënyrë të barabartë, për punë të njëjtë ose punë me vlerë të barabartë,pa diskriminuar për ndonjë nga shkaqet e përmendura në nenin 9/2 (Ndalimi i diskriminimit)”, si dhe përcakton kriteret në të cilat puna e barabartë mbështetet (neni 115/4). (Vendi ynë në vitin 1953 ka ratifikuar Konventën 100 të ILO për shpërblim të barabartë për punë të barabartë mes punëmarrësve burra dhe gra) . Ref:https://www.ilo.org/dyn/normlex/en/f?p=NORMLEXPUB:12100:0::NO:12100:P12100_INSTRUMENT_ID:312245:NO
Pa dyshim që transparenca e pagës është ende në fillimet e veta, dhe mekanizmat ligjorë janë ato që do ta bëjnë atë të detyrueshme, por deri atëherë, mbetet për t’u parë sesi aktorët ndërveprues punëdhënësi, punëmarrësi, sindikatat,etj, do të përqasen në këtë drejtim.