A e dini se:Nëse jeni te punësuar në më shumë se një punëdhënës,duhet të bëni plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave, pavarësisht të ardhurave tuaja vjetore?

Me ndryshimet e bëra në Ligjin nr 84/2019 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998,“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”,TË NDRYSHUAR , është parashikuar se të gjithë individët të cilët janë të punësuar nga më shumë se një punëdhënës i nënshtrohen detyrimit të plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave pavarësisht shumës së të ardhurave që realizojnë nga punësimi. Konkretisht me Ligjin nr 84 /2019 përmbajtja e pikës 13.4 të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat është bërë si më poshtë vijon:

“Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë. Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës. Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit”. 

Ju paraqesim dy shembuj ilustrues:

“Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë”.

Personi A është i punësuar vetëm në një subjekt dhe realizon të ardhura vjetore 547.200 Lekë:

– Në përputhje me sa më sipër personi A  përjashtohet nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale vjetore të të ardhurave.

“Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës. Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit”.  

Personi B është i punësuar në dy subjekte dhe realizon të ardhurat vjetore si vijon: Në subjektin 1 shumën 40.000 lekë  dhe në subjektin 2 shumën 50.000 lekë.Në total realizon të ardhura vjetore 90.000 lekë.

Kujtojmë se tatimi mbi pagat është si më poshtë:

  • 0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë;
  • 13% për pagën mujore bruto mbi 30,000 – 150,000 lekë
  • 23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë

Të ardhurat totale vjetore që do të deklarohen në deklaratën vjetore të të ardhurave për personin B janë 1.080.000 lekë. Të ardhurat e tatueshme jane 1.080.000 leke -360.000(12×30.000) =720.000 lekë.

Tatimi mbi të ardhurat është 93.600 lekë (720.000lekë x 13%).

Vlerës së tatimit i zbritet tatimi i mbajtur nga sejcili punëdhënës dhe ne fund paguhet diferenca (nëse ka një të tillë).

Për më tepër ju ftoj të lexoni Fletoren Zyrtare në të cilën është botuar ndryshimi si më sipër:

http://Ligj nr. 84/2019, datë 18.12.2019

Shënim sqarues:Informacioni i këtij posti është i përgjithshëm, ai nuk është këshillim ligjor dhe nuk duhet trajtuar si i tillë.Informacioni ligjor i këtushëm duhet marrë ashtu sic është, pa asnjë përfaqësim apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar.Informacioni i këtushëm nuk krijon një mardhënie konsulence juridike apo marrdhënie avokat-klient. Employment Law Albania nuk mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që mund të kryeni apo vendimeve që mund të merrni duke u nisur nga ky postim. Nëse ju nevojitet këshillim ligjor na shkruani ne adresën e emailit:[email protected]

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *