COVID-19 Të rejat më të fundit

Akt normativ i Këshillit të Ministrave nr.13, datë 2.4.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19”

Me Aktin Normativ nr 13 dt 2.4.2020 botuar në Fletoren Zyrtare Nr 57, me qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshme të shtetasve që mund të cenohen për shkak të veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror dhe privat, ndërmjetësimit apo administrimit në procedurat e falimentimit, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19, është vendosur marrja e masave të vecanta për kryerjen e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror dhe privat, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit.

Më konkretisht,nëpërmjet këtij akti normativ në pikën 1 të tij është
vendosur pezullimi i afateve për kryerjen e veprimeve procedurale të përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat, ndërmjetësit dhe administratorit në procedurat e falimentimit. Për rastet kur këto afate sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi fillojnë gjatë periudhës së pezullimit, ato shtyhen deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë.

Rregullat e vendosura në pikën 1 nuk zbatohen në rastet e mëposhtëme:

a)Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë që rrjedhin nga çështje familjare, me objekt kujdesin, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë, birësimin, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim;

b) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë,me objekt urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes;

c) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë,me objekt masat e sigurimit të padisë për çështje administrative dhe për çështjet civile, në të cilat gjykata ka dhënë vendim për sigurimin e padisë ose vendim me ekzekutim të përkohshëm, kur nga vonesa e ekzekutimit ose e kryerjes së veprimeve procedurale bëhet i pamundur ekzekutimi i këtyre titujve ekzekutivë, pas përfundimit të gjendjes së epidemisë;

ç) Nëse ështëe domosdoshme shmangia e dëmtimit të masës së falimentimit;

d) Për ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur gjatë hetimit vlerësohet si e nevojshme për mbrojtjen e interesave të të miturit.

Në këtë akt gjithashtu (pika 3 e tij) parashikohet detyrimi për  marrjen e masave organizative të posaçme për të shmangur grumbullimet,kontaktet e ngushta ndërmjet individëve, si dhe praninë e publikut në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të përmbaruesit gjyqësor, ndërmjetësit dhe administratorit të falimentimit nga organet e shërbimit përmbarimor shtetëror dhe privat, të ndërmjetësve dhe administratorëve të falimentimit. 

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.

Për më shumë lexoni   përmbajtjen e plotë të Aktit Normativ.

Shënim sqarues: Në vijim të masave që po merren për të luftuar Covid-19 që po merren nga qeveria dhe organet përgjegjëse përkatëse ,një rubrikë e re,me të rejat më të fundit(njoftime/vendime/ndryshime ligjore etj) që afektojnë bizneset dhe individët , do t’i shtohet blogut të Employment Law Albania .Na ndiqni për cdo njoftim të ri që do të nxjerrim në faqen tonë.

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *