Covid-19 TË REJAT MË TË FUNDIT

MBI DETYRIMIN E BIZNESEVE PËR TË NJOFTUAR TË DHËNAT E PUNONJËSVE PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT

NJOFTIM PËR BIZNESET QË KANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË QËNDRUAR HAPUR.

Të gjithë bizneset që e kanë të domosdoshëm qarkullimin e punonjësve për në punë, DUHET TË AKREDITOJNË listën e këtyre të fundit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në adresën e email-it: [email protected], duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i. Përmbajtja e email-it duhet të jetë si më poshtë.

Emri dhe mbiemri i punonjësit;

Vendi i punës ku do shkojë;

Orari i lëvizjes;

Targa e automjetit me të cilin do qarkullojë punonjësi;

Nuk lejohet marrja në automjet e personave të familjes apo e personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën.

Për më shumë lexoni njoftimin e botur në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1278/njoftim-pr-bizneset-q-kan-domosdoshmri-pr-t-qndruar-hapur

Shënim sqarues: Në vijim të situatës së krijuar në Shqipëri ,dhe masave që po merren për të luftuar Covid-19 ,një rubrikë e re,me të rejat më të fundit(njoftime/vendime/ndryshime ligjore etj) që afektojnë bizneset dhe individët , do t’i shtohet blogut të Employment Law Albania .Na ndiqni për cdo njoftim të ri që do të nxjerrim në faqen tonë.

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *