MBI DETYRIMIN E BIZNESEVE PËR TË NJOFTUAR TË DHËNAT E PUNONJËSVE PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT
NJOFTIM PËR BIZNESET QË KANË DOMOSDOSHMËRI PËR TË QËNDRUAR HAPUR.
Të gjithë bizneset që e kanë të domosdoshëm qarkullimin e punonjësve për në punë, DUHET TË AKREDITOJNË listën e këtyre të fundit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në adresën e email-it: [email protected], duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i. Përmbajtja e email-it duhet të jetë si më poshtë.
Emri dhe mbiemri i punonjësit;
Vendi i punës ku do shkojë;
Orari i lëvizjes;
Targa e automjetit me të cilin do qarkullojë punonjësi;
Nuk lejohet marrja në automjet e personave të familjes apo e personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën.
Për më shumë lexoni njoftimin e botur në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1278/njoftim-pr-bizneset-q-kan-domosdoshmri-pr-t-qndruar-hapur
Shënim sqarues: Në vijim të situatës së krijuar në Shqipëri ,dhe masave që po merren për të luftuar Covid-19 ,një rubrikë e re,me të rejat më të fundit(njoftime/vendime/ndryshime ligjore etj) që afektojnë bizneset dhe individët , do t’i shtohet blogut të Employment Law Albania .Na ndiqni për cdo njoftim të ri që do të nxjerrim në faqen tonë.