Vendim Nr 254 datë 27.3.2020 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT NË SUBJEKTET E BIZNESIT ME TË ARDHURA VJETORE DERI 14 MILIONË LEKË, NDIHMËS EKONOMIKE E TË PAGESËS TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA GJATË PERIUDHËS SË FATKEQËSISË NATYRORE, TË SHPALLUR SI PASOJË E COVID-19”

Me këtë VKM është vendosur:
Dhënie ndihme financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri14.000.000(katërmbëdhjetëmilionë)lekë për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/ marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
2. Dhënien e një pagese shtesë për individët qëpërfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike.
3. Dhënien e një pagese shtesë për individët qëpërfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia.
Përfituesit e ndihmës financiare në masën 26.000(njëzetegjashtëmijë)lekë që është sa paga minimale në shkallë vendi e përcaktuar me VKM janë:
a) Personat fizikë të vetëpunësuar;
b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;
ç) Të punësuarit në personat juridikë.
Për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues:
a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim tëurdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;
b) të jetë rregjistruar për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin ;
c) të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.
Subjektet, që plotësojnë kushtet sipas pikës si më sipër , duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-filinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve , ku përfshihen:
a)Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;
b) Të dhënat identifikuese të përfituesve,përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë:
i. emrin, atësinë, mbiemrin;
ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit;
iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhësebankare;
iv. numrin e llogarisë bankare.
Ndihma financiare për të vetëpunësuarit/të punësuarit llogaritet dhe jepet sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpaguese. Për ato subjekte, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo tremujor, merret në konsideratë listëpagesa e tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa për subjektet, të cilat i deklarojnë listëpagesat çdo muaj, merret në konsideratë listëpagesa e muajit janar 2020. Listëpagesat përditësohen me ndryshimet e deklaruara sipas formularit ESig-27, deri në datën e mbylljes së veprimtarisë.
Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit.
Individët, që janë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.
Strukturat e drejtorive rajonale tatimore bëjnë verifikimet dhe identifikojnë aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, brenda 10 (dhjetë) ditëve të para të muajit pasardhës, duke analizuar : tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare; deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera përtatimet dhe kontributet; krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguara; të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.Po kështu për të shmangur abuzimet strukturat e administratës tatimore, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese për të verifikuar nëse janë të mbyllura.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shumë se 3 (tre) muaj.
Për t’u njohur me hollësi mbi vendimin e mësipërm ju lutem lexoni atë në Fletoren Zyrtare Nr 53 datë 27.03.2020