ÇFARË DUHET TË KENI PARASYSH KUR KONSIDERONI TË PUNËSONI NJË PUNONJËS NË SHQIPËRI

Kohëzgjatja e kontratës

1. -Së pari,duhet të konsideroni nëse kontrata e punës që do të lidhni me punonjësin tuaj të ardhshëm do të jetë me afat të caktuar apo të pacaktuar.

Kujdes, Kodi i Punës ka përcaktime të posacme në cilat raste mund të lidhet një kontratë punësimi me afat të caktuar.

Titulli i punës dhe elemente të tjera që do të përmbajë kontrata e punës

2. -Është e rëndësishme të përcaktoni titullin e punës, përshkrimin e saj ,kohën e provës nëse do të ketë të tillë si dhe kohëzgjatjen e saj, shpërblimin (pagën) që do të marrë punëmarrësi për kryerjen e punës dhe mënyrat e dhënies së saj,orarin e kryerjes së punës, kohën javore normale të punës,etj.

Ligji i aplikueshëm

3. -Të përcaktoni nëse ligji i zbatueshëm në rastin tuaj është Kodi i Punës i Shqipërisë dhe kontrata kolektive(nëse keni një të tillë) .

Marrëveshja e konfidencialitetit dhe klauzola e parashikimit të ndalimit të konkurrencës

4. -Në rastet kur punëmarrësi do të jetë në pozicion drejtues ,mund të konsideroni të nënshkruani një marrëveshje konfidencialiteti dhe/ose një klauzolë, për ndalimin e konkurrencës pas përfundimit të marrdhënies së punës.

Kujdes, Kodi i Punës ka përcaktime të qarta për kushtet në të cilat është e vlefshme klauzola e ndalimit të konkurrencës si dhe shpërblimin që do të marrë punëmarrësi në këtë rast.

Sipas ligjit , klauzola duhet të përcaktojë qartë ndalimin e konkurrencës për vendin, kohën llojin e veprimtarisë, për të mos dëmtuar të ardhmen ekonomike të punëmarrësit.

Deklarimi i punonjësit dhe aftësia për punë

5. -Së fundmi:

a. -Duhet të kryeni deklarimin administrativ në organet përkatëse të administratës shtëtërore, përkatësisht zyra e punës dhe sigurimet shoqërore sipas afateve të përcaktuara nga ligji.

b. -Nëse kompania juaj ka një mjek sipas përcaktimeve të ligjit për rastet kur punëdhënësi ka detyrim ligjor të ketë një mjek, planifikoni një takim mes mjekut të kompanisë dhe punonjësit tuaj,për të kontrolluar vërtetimin e lëshuar nga komisioni mjeko –ligjor , si dhe për të kryer kontrollin paraprak shëndetësor.Ky kontroll bëhet në momentin e punësimit dhe/ose gjatë tremujorit të parë të punës, për t’u siguruar që shëndeti i punëmarrësit nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesionale.

Ju jeni gati për të finalizuar kontratën e punës. URIME!

Shënim sqarues!

Sa më sipër është një informacion i përgjithshëm dhe praktik mbi cfarë duhet të keni parasysh kur konsideroni të punësoni në Shqipëri. Ky post dhe përmbajtja e tij ,nuk ka për qëllim të zëvendësojë kontratën e punës apo parashikime tw tjera ligjore.Informacioni i këtij posti është i përgjithshëm, ai nuk është këshillim ligjor dhe nuk duhet trajtuar si i tillë.Informacioni ligjor i këtushëm duhet marrë ashtu sic është, pa asnjë përfaqësim apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar.Përcaktime të hollësishme dhe specifike duhet të bëhen në kontratën individuale të punësimit e cila duhet të jetë në përputhje me Kodin e Punës , neni 21(Forma e kontratës së punës) dhe nenet vijues,apo ligjin përkatës që aplikohet sipas rastit.Cdo kontratë pune ka specifikat e veta dhe informacioni i këtushëm nuk krijon një mardhënie konsulence juridike apo marrdhënie avokat-klient. Employment Law Albania nuk mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që mund të kryeni apo vendimeve që mund të merrni duke u nisur nga ky postim. Nëse ju nevojitet këshillim ligjor na shkruani ne adresën e emailit:[email protected] .

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *