Akt normativ i Këshillit të Ministrave nr.4, datë 16.3.2020 Për disa shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”

Në vijim të Aktit Normativ Nr 3 datë 15.3.2020 , botuar në fletoren zyrtare nr 37, në Fletoren Zyrtare 38 është botuar Akti Normativ Nr 4 datë 16.3.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar ngaCOVID-19”,i cili parashikon si më poshtë vijon:
Pas pikës 16, të nenit 3, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 17, 18 dhe 19, me këtë përmbajtje:
“17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
18. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
19. Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të pikave 17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj”.
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Kujtojmë se në vijim të masave që janë marrë nga qeveria , për parandalimin dhe luftën kundër COVID-19 ,deri tani kanë hyrë në fuqi tre akte normative :
- Akt normativ Nr 2 datë 11.3.2020 F.Z 34 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”
- Akt normativ nr 3 datë 15.3.2020,F.Z 37 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”
- Akt normativ Nr 4 datë 16.3.2020, F.Z 38 “Pë r disa shtesa në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, t ë Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar ngaCOVID-19”
Shënim sqarues: Në vijim të masave që po merren për të luftuar Covid-19 ,një rubrikë e re,me të rejat më të fundit(njoftime/vendime/ndryshime ligjore etj) që afektojnë bizneset dhe individët , do t’i shtohet blogut të Employment Law Albania .Na ndiqni për cdo njoftim të ri që do të nxjerrim në faqen tonë.