
AKT NORMATIV Nr.3, datë15.3.2020 “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”
Ky aktnormativ ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren ndaj personave fizikë/juridikë apo individë, shqiptarë ose të huaj,pavarësisht vendbanimit të tyre,të cilët shkelin rregullat,vendimet,urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente,gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Ai ka karakter të përkohshëm dhe zbatohet për aq kohë sa zgjat periudha e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Zbatimi i këtij akti normativ, për kohëzgjatjen e periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, ka përparësi ndaj dispozitave të akteve të tjera lidhur me masat administrative.
Në çdo rast, ky akt normativ nuk përjashton aplikimin e legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive apo akte të tjera ligjore, për aq kohë sa nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij akti.
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Për më tepër në lidhje me masat që merren në rastet e parashikuata nga ky akt normativ mund të lexoni si më poshtë:
https://qbz.gov.al/share/q1LOZsUFS0aoKTwu3gjdlA
Shënim sqarues: Në vijim të situatës së krijuar në Shqipëri ,dhe masave që po merren për të luftuar Covid-19 ,një rubrikë e re,me të rejat më të fundit(njoftime/vendime/ndryshime ligjore etj) që afektojnë bizneset dhe individët , do t’i shtohet blogut të Employment Law Albania .Na ndiqni për cdo njoftim të ri që do të nxjerrim në faqen tonë.
1 thought on “Covid-19 Të rejat më të fundit”