COVID-19 Të rejat më të fundit

VKM Nr 277 datë 6/4/2020 “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat e nivelit të dytë për pagat e tregtarëve ose shoqërive tregtare”.

Në fletoren zyrtare nr 60 datë 6.4.2020 , është publikuar VKM Nr 277 datë 6/4/2020 “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat e nivelit të dytë për pagat e tregtarëve ose shoqërive tregtare”.

Ky vendim ka për objekt miratimin e linjës së garancisë shtetërore, në vlerën 11 000 000 000 (njëmbëdhjetë miliard) lekë, në favor, në favor të bankave të nivelit të dytë,që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë,pjesë e skemës së garancisë që do të mundësojë huadhënien për të përballuar pagat e tregtarëve ose të shoqërive tregtare, aktiviteti i të cilave është mbyllur ose është ndikuar me ulje të xhiros, si pasojë e vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe urdhrave të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,në vijim të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Qëllimi i skemës së garancisë është që të stimulojë huadhënien për të mundësuar pagesën e pagave të punonjësve të shoqërive tregtare, veprimtaria e të cilëve është prekur nga masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Nuk përfitojnë nga ky vendim tregtarët ose shoqëritë tregtare,të cilat para miratimit të tij janë subjekt i përfitimit nga skema e subvencionimit të pagës sipas vendimit nr.254, datë 27.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19”.

Për më tepër lexoni Fletoren Zyrtare në të cilën është publikuar VKM përkatëse.

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *