A e dini se?
Sipas Kodit të Punës në Shqipëri,kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara është jo më pak se katër javë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim.Ajo përcaktohet në kontratën kolektive ose individuale të punës.
Nëqoftëse ju nuk keni kryer një vit pune të plotë, numri i ditëve të lejes së zakonshme, do të përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrdhënieve të punës deri në momentin që aplikoni për pushimet vjetore.
Shembull:Një punëmarrës në momentin që aplikon për lejen vjetore ka kryer gjithsej 6 muaj punë.Në raport me këzgjatjen e marrdhënieve të punës atij i takojnë dy javë kalendarike pushime vjetore të paguara.
Shënim sqarues:Sa më sipër është një informacion i përgjithshëm dhe praktik .Informacioni i këtij posti është i përgjithshëm, ai nuk është këshillim ligjor dhe nuk duhet trajtuar si i tillë.Informacioni ligjor i këtushëm duhet marrë ashtu sic është, pa asnjë përfaqësim apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar.Përcaktime të hollësishme dhe specifike duhet të bëhen në kontratën e punësimit e cila duhet të jetë në përputhje me Kodin e Punës ,apo ligjin përkatës që aplikohet sipas rastit.Informacioni i këtushëm nuk krijon një mardhënie konsulence juridike apo marrdhënie avokat-klient. Employment Law Albania nuk mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që mund të kryeni apo vendimeve që mund të merrni duke u nisur nga ky postim. Nëse ju nevojitet këshillim ligjor na shkruani ne adresën e emailit:[email protected]