Ndryshon paga minimale në shkallë vendi

Duke filluar nga data 1 Prill 2022, paga minimale në shkallë vendi do të jetë 32000(tridhjetë e dy mijë) lekë. Kjo pagë do të jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës dhe është e detyrueshme për cdo person fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj. (Sipas nenit 111/1 të Kodit të Punës “Paga minimale” : Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave).

Ndryshimi i pagës minimale është shpallur me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr 158, datë 12.3.2022 “Për përcaktimin e pages minimale në shkallë vendi” dhe është botuar në Fletoren Zyrtare Nr 40, datë 14.03.2022.

Ky vendim shfuqizon vendimin Nr.1025 datë 16.12.2020 ,të Këshillit të Ministrave sipas të cilit paga minimale ishte 30.000(tridhjetëmijë)lekë.

Për të lexuar vendimin e plotë mund të vizitoni linkun si më poshtë:

https://qbz.gov.al/share/U2skgvBdQ_a3oZ3efofz8w

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *