Ndryshon paga minimale në shkallë vendi

Duke filluar nga data 1 Janar 2021, paga minimale në shkallë vendi do të jetë 30.000(tridhjetëmijë) lekë. Kjo pagë do të jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës dhe është e detyrueshme për cdo person fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj. (Sipas nenit 111/1 të Kodit të Punës “Paga minimale” : Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave).

Ndryshimi i pagës minimale është shpallur me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr 1025 datë 16.12.2020 “Për përcaktimin e pages minimale në shkallë vendi” dhe është botuar në Fletoren Zyrtare Nr 223, datë 21/12/2020.

Për më shumë Fletorja Zyrtare në linkun që vijon:

https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/223/000aa787-b16c-4e38-b70a-6372c9c36be9

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *