A e dini se…
Kushtet e punës për punonjësit që punojnë nga shtëpia nuk mund të jenë më pak të favorshme në krahasim me punëmarrësit e tjerë, të cilët kryejnë të njëjtën punë ose një punë të krahasueshme me ta.
Në se ju jeni një punëmarrës që për shkak të COVID po punoni nga shtëpia, nuk duhet të trajtoheni në kushte më pak të favorshme se kolegët tuaj dhe as nuk duhet të ndjeheni i diskriminuar.
Punëdhënësi është përgjegjës t’ju vendosë në dispozicion pajisjet e nevojshme kompjuterike për kryerjen e punës tuaj,t’ju instalojë dhe mirëmbajë ato ,përveç rasteve kur ju përdorni pajisjet tuaja personale.
Ju mund të ndjeheni i izoluar nga kolegët e tjerë për shkak të punës nga shtëpia. Punëdhënësi është përgjegjës t’ju krijojë kushtet e duhura për të parandaluar izolimin tuaj .
Kjo mund të bëhet duke alternuar kohën e punës nga shtëpia me punën në zyrë, duke organizuar takime(mbledhje) të cilat mund të jenë periodike, në cdo rast duke respektuar distancat dhe masat e sigurisë që parashikojnë protokollet e sigurisë për COVID .
Së fundmi,detaje mbi kushtet e punës nga shtëpia duhet të jenë të reflektuara në rregulloret e nxjerra për këtë qëllim nga punëdhënësi.
Për cdo pyetje apo paqartësi që mund të keni në lidhje me marrdhënien tuaj të punës, na shkruani në adresën: [email protected]
Shënim:Informacioni i këtushëm është një interpretim i imi personal ,ai nuk duhet marrë si një këshillim ligjor dhe nuk duhet trajtuar si i tillë.Ky shkrim duhet marrë ashtu sic është, pa asnjë përfaqësim apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, dhe ai nuk krijon një marrëdhënie konsulence juridike dhe as marrëdhënie avokat-klient. Employment Law Albania nuk mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që mund të kryeni apo vendimeve që mund të merrni duke u nisur nga ky shkrim. Në se keni pyetje të cilat lidhen me punën nga shtëpia apo ju nevojitet këshillim ligjor na shkruani në adresën e emailit:[email protected]