
Sot është dita botërore e shëndetit dhe sigurisë në punë.
Shëndeti dhe siguria në punë, marrja e masave nga çdo punëdhënës, informimi dhe këshillimi i punëmarrësve në lidhje me to janë dhe mbeten detyrim ligjor i panegociueshëm.
Nëse palët, punëdhënësi dhe punëmarrësi,në momentin që lidhin një kontratë pune,mund të negociojnë për pagen, për vendin e punës, për kohëzgjatjen e orarit të punës ,për mënyrën e kryerjes së saj si psh punë në distance apo prezent fizikisht, etj,shëndeti dhe siguria në punë nuk negociohen. Në vazhdimësi por sidomos sot çdo punëdhënës duhet të sensibilizojë mbi kujdesin që duhet treguar në punë, vlerësimin e riskut dhe masat e marra për parandalimin e aksidenteve, masat emergjente në rast të situatave të pazakonta që mund të krijohen si psh në raste zjarri, evakuimi , prezantimi dhe trajnimi i punonjësve të rinj me masat e sigurisë dhe shëndetit në punë etj.
Së fundmi por jo më pak e rëndësishmja shëndeti dhe siguria në punë nuk janē thjesht një slogan, por një mënyrë jetese, mënyrë të punuari,që përveçse të sanksionuara nga ligji , duhet të jenë ngulitura edhe në ndërgjegjen njerëzore të gjithësejcilit.
#WorldDayforSafetyandHealthatWork2023