Punëdhënësi refuzon të më japë lejen e zakonshme me arsyetimin se për shkak të situatës Covid janë bërë shumë ditë pushim.
Përgjigje: Pushimet vjetore janë e drejtë që punëmarrësit i takojnë në bazë të Kodit të Punës. Ato nuk zëvendësohen me pagesë, me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarresi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë. Në këtë rast ai ka të drejtë për një shpërblim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve. (Neni 94/5)
Kodi i Punës(i ndryshuar) neni 97 i tij paragrafi 1 , përcakton rastet kur Këshilli i Ministrave përcakton rregulla të veçanta në favor të personave juridikë dhe fizikë në masën që situata e tyre e veçantë mbi kohëzgjatjen e punës dhe pushimit e bën atë të domosdoshme.
Në paragrafin 2 të ketij neni thuhet se: janë të pavlefshme dispozitat e veçanta që cënojnë të drejtën e punëmarrësve për pushime vjetore të paguara siç përcaktohet në këtë Kod.
Nëse doni të dini më shumë për pushimet vjetore lexoni postin tonë të mëparshëm mbi pushimet vjetore të cilin mund ta gjeni në linkun si më poshtë.
Mbi pushimet vjetore