
Bazuar në vendimin nr 596 , datë 4.9.2019 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.639, DATË 7.9.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË PROCEDURAVE E TË LLOJEVE TË TESTEVE EKZAMINUESE MJEKËSORE, QË DO TË KRYHEN NË VARËSI TË PUNËS SË PUNËMARRËSIT, SI DHE TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË SHËRBIMIT MJEKËSOR NË PUNË” punëmarrësit në momentin e pranimit në punë mund ta marrin raportin mjeksor pranë mjekut të familjes.
Kështu në shkronjen a të pikës 1 të këtij vendimi thuhet se:
a)Punëdhënësi punëson punëmarrësin e tij, bazuar në raportin e lëshuar nga mjeku i familjes pranë çdo qendre shëndetësore sipas shtojcës V, që i bashkëlidhet këtij vendimi, i cili dorëzohet në momentin e fillimit të punës” .
Në këtë vendim gjithashtu parashikohen dhe kontrollet paraprake shëndetsore që punëdhënësi kryen nëpërmjet mjekut të kompanisë si dhe krijimi i kartelës për cdo punëmarrës në të cilën mban shënimet përkatëse për vlerësimin e riskut dhe vizitat mjeksore që do të kryejë punëmarrësi në vazhdim sipas shtojcës VI, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Kështu në shkronjen b të pikës 1 të këtij vendimi thuhet se:
b) Punëdhënësi kërkon kontroll paraprak shëndetësor në momentin e punësimit dhe/ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës, për të siguruar që shëndeti i punëmarrësve nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesionale. Mjeku i punës duhet të kartelizojë çdo punonjës në fillim të punës e duhet të dokumentojë në kartelën shëndetësore të punëmarrësit dhe të vlerësimit të riskut të gjitha vizitat dhe ekzaminimet që do të kryejë punëmarrësi në vazhdim, sipas shtojcës VI, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Për më shumë ,bashkëngjitur fletorja zyrtare në të cilën është publikuar vedimi mësipërm dhe shtojcat përkatëse: https://qbz.gov.al/share/M7zZjK6MSPaZMMaYaSkMdw