Shtyhet afati i plotësimit dhe dorëzimit të Deklaratës vjetore të të ardhurave

Me aktin normativ Nr 20,datë 5.5.2021, të botuar në Fletoren Zyrtare Nr.68 datë 07.05.2021,është vendosur shtyrja e afatit të deklarimit vjetor të të ardhurave për vitin 2020.(kujtojmë se afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave ishte data 30 Prill. Për më shumë shih: A e dini se:Nëse jeni te punësuar në më shumë se një punëdhënës,duhet të bëni plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave, pavarësisht të ardhurave tuaja vjetore?

Sipas këtij ndryshimi, data e fundit e dorëzimit të deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit 2020 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit,nëse rezulton të ketë, bëhet jo më vonë se data 30 qershor 2021.

Ky akt hyn në fuqi menjëherë.

Për më shumë Fletorja Zyrtare në të cilën është botuar akti normativ Nr20, datë 5.5.2021.

Shënim sqarues:Informacioni i këtij posti është i përgjithshëm, ai nuk është këshillim ligjor dhe nuk duhet trajtuar si i tillë.Informacioni ligjor i këtushëm duhet marrë ashtu sic është, pa asnjë përfaqësim apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar.Informacioni i këtushëm nuk krijon një mardhënie konsulence juridike apo marrdhënie avokat-klient. Employment Law Albania nuk mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që mund të kryeni apo vendimeve që mund të merrni duke u nisur nga ky postim. Nëse ju nevojitet këshillim ligjor na shkruani ne adresën e emailit:[email protected]

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *