E DREJTA PËR T’U SHKËPUTUR (THE RIGHT TO DISCONNECT)

A keni dëgjuar për “E drejta për t’u shkëputur” e cila në anglisht njihet si “The right to disconnect”?

Origjina e kësaj të drejte është nga Franca në një vendim të Dhomës së Punës pranë Gjykatës së Lartë të Francës ( të datës 2 October 2001) sipas të cilit punëmarrësi nuk është i detyruar të pranojë të punojë edhe nga shtëpia apo të marrë punë me vete në shtëpi). Në vitin 2004 Gjykata e Lartë e afirmoi këtë vendim duke u shprehur se: “fakti që punëmarrësi nuk ishte i arritshëm në telefonin e tij jashtë orëve të punës nuk mund të konsiderohej si shkelje”

Një sërë shtetesh të tjera si Gjermania, Italia, Sllovakia , Filipinet, etj kanë bërë adoptime të kësaj të drejte, psh Gjermania edhe pse nuk ka një aplikim të mirëfilltë të të drejtës për t’u shkëputur, e ka bërë këtë nëpërmjet implementimit të procedurave, të cilat në vetvete kanë të njëjtin efekt. Kompania Volkswagen në vitin 2011 miratoi një politikë sipas të cilës ndalohej dërgimi i emaileve në telefonat celularë të punonjësve midis orës 6 pm-7am nga serverat e emaileve. Po kështu kompani të tjera si Allianz Telekom, Bayer, Henkel kanë politika të ngjashme të cilat limitojnë kohën përdorimit të teknologjisë në funksion të punës nga ana e punëmarrësve pas orarit zyrtar të punës.

Së fundmi Portugalia, po parashikon një sërë ndryshimesh përsa i përket punës nga shtëpia,ku midis të tjerave do të ketë aplikim gjobash për kontaktim të punonjësve pas orarit zyrtar të punës, ndalimi i monitorimit të punonjësve që punojnë nga shtëpia, kontribut në pagesat për shpenzimet e energjisë elektrike dhe internetit, etj.

Mënyra e të punuarit nga shtëpia e cila së fundmi u përdor gjerësisht për shkak të pandemisë nxorri në pah një sërë problemesh ku midis të tjerave vendosja e një balance të shëndetshme midis punës dhe jetës familjare/personale u bë e domosdoshme.

Po cfarë është e drejta për t’u shkëputur(the right to discconect)?Kjo e drejtë i referohet vendosjes së një sërë rregullash sipas të cilave punëmarrësi nuk është i detyruar t’i përgjigjet emaileve , telefonatave apo komunikimeve tw tjera për arsye pune nga eprorët e vet.

Në fakt,ajo që vlen të përmendet është se edhe pse mund të duket sikur e drejta për t’u shkëputur (the right to disconnect) është një risi për faktin se disa prej vendeve të zhvilluara po e sanksionojnë atë me ligj,si pasojë e përhapjes gjerësisht të mënyrës së punës nga shtëpia ,ajo në të vërtetë është një e drejtë e hershme që buron nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, konkretisht neni 24 i saj , në të cilin thuhet shprehimisht se:

“Cilido ka të drejtën për pushim dhe kohë të lirë , duke përfshirë këtu kufizimin e orëve të punës si dhe pushime periodike kundrejt pagesës”.

“Everyone has the right to rest and leisure, including reasonable limitation of working hours and periodic holidays with pay”

Mendoj se më shumë se një risi, adoptimi i ndryshimeve në legjislacionin e punës duket të jetë një kërkesë e domosdoshme e epokës teknologjike në të cilën jetojmë. Kodi i Punës dhe i gjithe legjislacioni i punës duhet të shkojë paralelisht me kohët e tanishme. Në fakt edhe vetë punëdhënësit apo sindikatat e punëmarrësve ,këshillat e sigurisë dhe shëndetit , me iniciativën e tyre nëpërmjet negocimeve me fokus shëndetin mendor dhe psikologjik, respektimin e të drejtave të punëmarrësve në këtë aspekt, dhe krijimin e një klime sa më të shëndetshme ,mund ta bëjnë këtë të mundur nëpërmjet miratimit dhe vënies në zbatim të politikave të brendshme.

Ref: https://www.un.org/en/about-us/universal-declaration-of-human-rights

https://en.wikipedia.org/wiki/Right_to_disconnect#As_an_example_for_other_countries

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *