UDHËZIME PRAKTIKE LIGJORE MBI PUNËSIMIN DHE VETËPUNËSIMIN

I punësuar apo i vetëpunësuar?

Cdo ditë e më shumë, mënyra e të punuarit po ndryshon. Krahas formës tradicionale të punësimit dhe orarit zyrtar 9-5,  forma të reja të  të punuarit po shfaqen gjithmonë e më tepër.

Telepuna është parashikimi  më i ri me ndryshimet e fundit të Kodit  të Punës (neni 15/2) sipas të cilit: “punëmarrësi e kryen punën e tij në shtëpi , ose në një vend tjetër , të përcaktuar në marrëveshje me punëdhënësin duke përdorur teknologjinë e informacionit , brenda kohës së punës , të përcaktuar nga punëmarrësi , sipas kushteve të rëna dakort mes tyre në kontratën e punës”

Individë që ofrojnë shërbime kryesisht të një natyre profesionale në fushat e marketing, shitje, financë, shërbime juridike,  arkitektë,inxhinieri etj, kanë zgjedhur të vetëpunësohen. Mjafton një kompjuter, lidhje interneti dhe mund ta dorëzojnë punën në cdo kohë të ditës  nga cdo vend i botës.

Po cilat janë karakteristikat e punësimit dhe vetëpunësimit dhe ku qëndron ndryshimi mes tyre? Për më shumë informacion dhe për t’u njohur me parashikimet e Kodit të Punës, në lidhje me tipet e ndryshme të kontratave të punës, Ju lutem, lexoni një prezantim të shkurtër dhe praktik në linkun e mëposhtëm:

Punësimi dhe Vetëpunësimi

Shënim sqarues:Sa më sipër është një informacion i përgjithshëm dhe praktik .Informacioni që përmban ky post nuk është këshillim ligjor dhe nuk duhet trajtuar si i tillë.Informacioni ligjor i këtushëm duhet marrë ashtu sic është, pa asnjë përfaqësim apo garanci, të shprehur apo të nënkuptuar.Cdo kontratë pune apo kontratë tjetër ka specifikat e veta dhe informacioni i këtushëm nuk krijon një mardhënie konsulence juridike apo marrdhënie avokat-klient. Employment Law Albania nuk mban përgjegjësi për pasojat e veprimeve që mund të kryeni apo vendimeve që mund të merrni duke u nisur nga ky postim.Cdo ngjashmëri me emra , figura, ilustrime apo situata është rastësi ,nuk ka asnje lidhje me persona reale dhe është përdorur thjesht për ilustrim. Nëse ju nevojitet këshillim ligjor na shkruani ne adresën e emailit:[email protected]

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *