28 Prilli Dita Botërore e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë

Shëndeti dhe siguria në punë përfshijnë  një  sërë  masash që  parashikojnë  të drejtat që ka çdo punëmarrës për të pasur të garantuar shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe detyrimin ligjor të  punëdhënësit për të garantuar shëndetin dhe sigurinë në punë.

Përtej të gjitha parashikimeve ligjore ekzistuese për shëndetin dhe sigurinë në punë,në legjislacionin përkatës shqiptar  (Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;Konventa Nr 155 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Kodi i Punës, Ligji për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë) e gjithë bota e punës u përball me sfida të reja përsa i përket menaxhimit të punës në kushtet që u krijuan. 

Pandemia Covid vecanërisht tregoi se respektimi  i dispozitave ligjore për raportet mjeksore për sëmundje të parashikuara në Kodin e Punës, mbështetja e duhur për punëmarrësit me mjekun e kompanisë por edhe mbështetja psikologjike si dhe krijimi i kushteve të duhura për punën nga shtëpia për aq sa kjo e fundit vazhdon ende,etj, janë mjaft të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës dhe rikthimin në normalitet.

Për më tepër mbi shëndetin dhe sigurinë në punë ju lutem lexoni postin e mëposhtëm.

Share:
Follow by Email
Facebook
Twitter
Visit Us
Follow Me
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *